Lajme

Damian Gjiknuri, Vullnet Sina, takim me banorët e fshatit Gjorm, në Selenicë

Gjiknuri, përfundimi I rrugës së lumit, mundësi për më shumë investime Vullnet Sina: Duhet ti jemi mirënjohës për investimet kryeministrit Sinaj: Të vendosim me votë për vijimin e investimeve në lumin e Vlorës.

Kordinatori Politik I qarkut Damian Gjiknuri I shoqëruar nga deputeti Vullnet Sina, u takuan me banorë të fshatit Gjorm, në Bashkinë e Selenicës. Tashmë kjo zonë është një prej aseteve të cilat do të promovohet pas përfundimit të aksit që e lidh me bregdetin. Gjiknuri tha se shumë deri më tani kanë premtur në zone por vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë arritur të realizojnë një ëndërr.

“ Ka njëqind mijë arsye për të votuar fshtaçe, për të votuar në mënyrë masive për partinë socialiste sepse ka bërë një gjë që nuk e ka bërë njëri . I dha respekt Labërisë.

Asnjë në këtë krahinë nuk hodhi investim për ti dhënë vlerën që duhet Labërise dhe për këtë them se Labëria si e besës që është duhet t’ja japi votën në menyrë masive Edi Ramës, për ti thënë se ne jemi mirënjhës për investimin e bërë. Vlera jonë kjo qe, që patëm një kryeministër që I interesonte ky qark, që I interesonte zhvillimi jugut dhe I dha përparësi sepse mendon dhe me të drejtë e ka që qarku I Vlorës ka potenciale të mëdha. Ndaj në mënyë masive duhet të japim mesazhin se Vlora e respekton atë që di ta respektojë me investime dhe di ta kthej beimin me votë. Ne duam ta çojmë kokëlart Vullnetin dhe gjithë këtë ekip që kemi, sepse kemi nje ekip shumë të mirë në Vlorë.

Në mënyrë që edhe Edi Ramës në mandatin e tretë, ti kërkojmë më shumë investime edhe për bashkinë e Selenicës, e cila meriton më shumë dhe padiskutim do të vazhdojnë më tutje me një qeveri të përgjegjshmë. “ Deputeti I zonës Vullnet Sina kërkoi nga banorët e Gjormit të votojnë me zgjuarsi, për të çuar më tej investimet e nisur që do ti japin zonës një hov cilësor të zhvillimit të cilësisë së jetës.

“Në këto katër vjet nuk kam bërë dallime në Gjorm, nuk kam ditur kush ka qënë I majtë dhe kush ka qënë I djathtë. Nuk kam parë asnjë dallim kur jam përpjekur t’ju asistoj për legalizimet apo kur kam bërë të pamundurën që të mund të fitonit subvencionet në bujqësi.

Ndaj me lind e drejta morale, që si ju dhashë besën për katër vjet, t’ju kërkoj besën në dt.25 dhe e kërkoj sinqerisht sepse këtu në Gjorm smund të këtë dallime. Për arsyen e realizimit të endrrës së madhe, të Gjormit, Lepenicës, Bratit, Kuçit. Endrrën e kësaj rrugë, që vetëm kishim guxuar ta ëndërronim por jo ta besonim se do të ndodhte kjo që ndodhi. Por kjo nuk erdhi rastësisht, erdhi si pasojë e një premtimi të mbajtur të Edi Ramës, në Brataj.

Ai tha atë që do të bëntë dhe bëri atë që tha. Do të thotë që është një burrë fjale e bese. Ndaj kam të drejtën morale t’ju drejtohem juve për t’ju kërkuar ta vazhdojmë më tëj punën e nisur. “ Tashmë në fshatin Gjorm është drejt përfundimit , projekti I rrugës lidhëse me fshatrat e bregut por edhe Gusmarin e Tepelenës. Ndaj Gjiknuri e Sina, kërkuan nga banorët e zonës besimin në zgjedhjet e 25 Prillit për të vijuar rrugën e trasformimit të zonës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: