Categories Lajme

De Biasi për pasaportat diplomatike: Autogol, skadon në 2026

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkoi dorëzimin e pasaportave diplomatike të dhëna për kombëtaren shqiptare në 2016, me arsyetimin e si ka mbaruar afati. Ndërkohë Gianni De Biasi në një intervistë  në “ABC” hodhi poshtë pretendimet e ministres aktuale Olta Xhaçka, duke sqaruar se pasaporta diplomatike skadon në 2026. Ai gjithashtu u shpreh se nuk i është bërë asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar dhe nuk kam biseduar me askënd. Pasaporta ime skadon në 2026 dhe nuk besoj të kem problem. Unë nuk e kuptoj përse duan që t’ja dorëzoj, por nëse duan që t’ja kthej për mua nuk ka asnjë problem sepse vazhdoj me pasaportën time normale. Shpresoj që ky njoftim të mos jetë i vërtetë sepse do të jetë autogol”, tha ai.

Gjatë intervistës, De Biasi tha për gazetaren Jonida Shehu se deri më tani ka vepruar me pasaportën e tij. “Jam një qytetar normal si gjithë të tjerët. Por dua të them se momenti kur ma dhanë, më lumturoi”, tha Gianni De Biasi. Më tej ai shtoi se nëse është problem për qeverinë aktuale që disponon pasaportën diplomatike, atëherë ai e kthen, pasi nuk pretendon të krijojë incidente diplomatike.

“Është shumë e thjeshtë, nëse unë të dhuroj diçka, nesër nuk do të vij të ta kërkoj sepse ndryshuan kushtet apo atmosfera. Pasaporta skadon në 2026 dhe pas kësaj nëse nuk do të ma japësh atëherë në rregull. Nuk e kuptoj përse e duan, gjithsesi unë nuk dua të krijoj incidente diplomatike”, përfundoi De Biasi.

Kjo më sipër është dokumneti ku Ministria e Jashtme i kërkonte FSHF të dorëzonte pashaportat brenda afateve. Ministrja Xhaçka e përgënjeshtroi lajmin, por në kërkesë thuhet qartë se kjo kategori tashmë nuk e gëzon të drejtën për pasaporta të tilla.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME