Lajme

Dëbora “pushton” Greqinë, 1.200 automjete ngecin në autostradë për 22 orë

Një operacion i ushtrisë, zjarrfikësve, policisë, si dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq ka nisur që nga orët e vona të pasdites së djeshme, për lirimin e qindra drejtuesve të mjeteve që kanë “ngecur” në Attiki Odo për rreth 22 orë.

Sipas mediave të huaja, Ministri i Mbrojtjes Takis Theodorikakos ka thene se 1800 automjete janë liruar, ndërsa rreth 1200 janë ende të bllokuara! “Janë shpërndarë 1040 batanije leshi për personat e bllokuar. Njerëzit e bllokuar janë të rraskapitur.”-tha zoti Theodorikakos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close