Categories Lajme

Xheisara flet pas eliminimit nga BB: Kishte momente që qaja kot

Të martën që kaloi këngëtarja Xheisara u eliminua nga BBV. Në disa momente gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo tërhoqi vëmendjen me historinë e saj dhe vuajtjet që kishte kaluar me të atin invalid. Pas eliminimit, ajo ka folur në një emision televiziv dhe tha se kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë dhe se kishte momente kur qante kot dhe i dukej sikur asnjë nga njerëzit që donte nuk ishte më.

Ajo tha: Unë qaja dhe kot aty brenda, por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë.

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë. Në momentin e parë që kam hyrë, kam qenë me këmbë të para dhe super energjia ime që do bëja çfarë të doja dhe do të tregoja atë pjesën që jam grifshë.

Nuk e bëra unë atë gjënë. Kam menduar të njëjtën Xheisarë që jam jashtë, jam e qeshur, duroj shumë ama nëse e kalon cakun, shpërfytyrohem dhe nxjerr thonjtë. Nëse do kisha bërë grifshën gjatë gjithë kohës, njerëzit mbase nuk do ma kishin kuptuar dhe vendosa që mes grifshës dhe Xheisarës së edukuar të bëja këtë gjë sepse unë ndihesha më rehat. Kur hyra brenda kisha shumë energji dhe më thanë “do shikosh në vazhdim se çfarë do të ndodhë.” Sado energjik të jesh, duhet kohë dhe përshtatje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME