Categories Lajme

Dëbora shkakton probleme në Kukës, Peshkopi, Pukë e Has

Situata në verilindje të vendit mbetet problematike për shkak motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë, ku si pasojë ka sjellë bllokimin e disa akseve rrugore në këtë zonë.

Shumë akse rrugore që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Shishtavecin, Pukën e Hasin, janë të kalueshme me zinxhirë kurse një pjesë e madhe e rrugëve rurale janë të bllokuara. Mjetet borëpastruese të bashkive dhe kompanitë sipërmarrëse janë në terren për të rivendosur qarkullimin.

Në rrugën e kombit punojnë dhjetë borëpastruese, por herë pas here krijohen pengesa për shkak të stuhisë së borës. Temperaturat mbeten në vlerat minus 8 gradë, ndërsa sipas shtabit të emergjencave civile nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME