Categories Lajme

Deklarata e fortë e Bërnabiç: Prej kohësh është planifikuar të hiqet qafe Vuçiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit të këtij shteti, Aleksandër Vuçiç. Siç tha Bërbaniç, vrasja ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd. “(Vrasja) Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje. Janë formuar struktura paralele në Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe janë bërë fushata në mediat e manjatëve, që janë transmetuar edhe në mediat në rajon për dehumanizimin e Vuçiçit, që ta shndërronin atë dhe familjen e tij në një grup kriminal”, tha Bërnabiç më 24 tetor për televizionin Pink. Bërnabiç tha se këtë rast janë duke u marrë shërbimet kompetente dhe përgjegjësit nuk do të mund t’i ikin drejtësisë pa marrë parasysh “emrin dhe mbiemrin, funksionin dhe përkatësinë partiake”.Kryeministrja serbe deklaroi se akuzat për përgjimet e Vuçiqit në aferën “Jovanjica” janë “tentativë për grusht-shtet”.

Prokuroria për Krim të Organizuar në janar nisi hetimet për shkak të përgjimeve të paautorizuara të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Siç ka thënë vetë Vuçiçi, dyshohet se ai është përgjuar nga shërbimet vendase. MPB-ja ka kompetencë mbi këto shërbime. Kjo ministri ishte drejtuar nga Nebojsha Stefanoviq nga viti 2014 deri më 2020, kur ai u emërua ministri i Mbrojtjes. Këtë post ai e mban edhe sot. Stefanoviq ka deklaruar vazhdimisht se ai kurrë nuk ka marrë pjesë “në ndonjë aktivitet që do ta rrezikonte presidentin Vuçiç apo anëtarët e familjes së tij”. Edhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç, ishte përmendur se mund të jetë e lidhur me aferën e përgjimit të presidentit. Ajo u arrestua më 15 tetor. Në media u raportua në janar se Hërkaloviq ishte një prej personave që ishte marrë në pyetje lidhur me aferën e përgjimit të Vuçiçit. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk kanë mohuar e as pohuar këtë pretendim, ndërkaq Hërkaloviq po ashtu nuk është deklaruar publikisht për këtë çështje.

Afera e njohur si “Jovanjica” u bë publike në nëntor të vitit 2019, kur policia gjeti 1.6 ton marijuanë në një fermë të produkteve organike ushqimore, në pronësi të Pregrad Koluvija. Një nga dy aktakuzat në këtë çështje, që ende është në fazën e gjykimit, përfshiu tetë persona, mes të cilëve pjesëtarë të policisë, Agjencisë së Informacionit të Sigurisë dhe Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, që akuzohen se kanë mbrojtur pronarin e kësaj prone bujqësore.

I pandehuri në këtë rast, Pregrad Koluvija është në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Apelit ia hoqi masën e paraburgimit, që ishte prej vitit 2019 dhe më 1 tetor ai dha një intervistë që e bëri avokati i tij, që njëherësh është anëtar i kryesisë së partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, Vladimir Gjukanoviç. Ky rast po ashtu ka marrë vëmendje për shkak të pretendimeve të opozitës dhe mediave se zyrtarët e lartë shtetërorë janë të lidhur me aferën e përgjimeve, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME