Vajza që shihni në foton e mëposhtme, është Brisilda Sadushi, e reja që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës. Mësohet se 23-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por mjekët nuk arriten dot t’i shpëtonin jetën.
Sipas tyre, nëna e dy fëmijëve ka qenë në gjendje të rëndë, me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension 5. Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.