Categories Lajme

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari, qëlloi plot 15 herë drejt bashkëshortes së tij

Është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Velija për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Velija. Rasti kishte ndodhur në Prizren në vitin 2019, ku Bajram Velija kishte shtënë me armë zjarri 15 herë në bashkëshorten e tij. Komunikata e Gjykatës Themelore në Prizren: Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, (kryetarja e trupit gjykues – Raima Elezi, dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Sami Gashi dhe Fidan Hoxha) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.V., për shkak se: ËSHTË FAJTOR

Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A….., i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë.

Dënim me BURGIM TË PËRJETSHËM Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të provave, mbrojtjes së të akuzuarit, dëshmive të dëshmitarëve dhe të të dëmtuarve, gjykata ka vërtetuar faktet jo kontestuese që kanë sjellur deri tek dënimi i shqiptuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME