Categories Lajme

Greqia rikthen izolimin

Tetori ka hyrë me një mini lockdown për Selanikun dhe 10 qytete të tjera në Greqi, të cilat janë tani në nivelin e kuq, bazuar në hartën epidemiologjike për përhapjen e koronavirusit në vend. Përveç qytetit të dytë  më të madh të Greqisë masat e veçanta lokale kanë filluar të zbatohen edhe në Larisa, Halkidiki dhe Kilkiz,ndërsa ka një javë që ato janë në fuqi në njësitë rajonale në Pieria, Imathia, Pella, Kavala, Kastoria, Ksanthi dhe Drama.

Sipas protokollit të veçantë masat përfshijnë: Ndalimin e  qarkullimit nga ora 01:00 pas mesnate deri në orën 06:00 të mëngjesit për një javë, me përjashtim të personave që punojnë apo kanë arsye serioze shëndetësore. Ndalim të muzikës gjatë gjithë ditës në bare dhe restorante.

Gjithashtu në këto zona, si dhe në të gjithë territorin, është e ndaluar të zhvillohet çdo lloj evenimenti , me praninë fizike të një grupi prej më shumë se 20 personash në ambiente private dhe hapësira jo profesionale. Gjoba administrative në rast shkeljeje arrin nga 50,000 deri në 200,000 euro për qiramarrësin ose pronarin e ambientit ne fjale. Në 24 orët e fundit, ne Greqi u regjistruan 2,232 raste me covid 19 , 326 pacientë janë të intubuar, ndërsa pati dhe 33 humbje jete.

Një në tre infektimet ditore regjistrohet tek personat nën  17 vjeç , ndërsa rritja e rasteve tek nxënësit e shkollave vërehet më tepër tek zonat me përqindje të ulët vaksinimi të popullatës si krahina e  Maqedonisë Qendrore, Lindore dhe Traka ku janë vaksinuar rreth 40% e qytetarëve,ndërsa në rang vendi në Greqi janë vaksinuar 59% e banorëve mbi 12 vjeç. Specialistët e shëndetësisë kanë kërkuar që sidomos në qytetin e Selanikut të anulohen paradat e festave kombëtare në fund të tetorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME