Categories Lajme

Deputeti dhe kandidatit për Deputet Vullnet Sinaj ka qenë në fshatin Kallarat

Vota në 25 prill duhet të jetë një  votë mirënjohje për partinë socialiste, një vot mirënjohje e krahinës së labërisë për Edi Ramën.

Ndalesa e rradhës e deputetit dhe kandidatit për Deputet Vullnet Sinaj ka qenë në fshatin Kallarat, fshat që ka shprehur mbështetjen për partinë socialiste, që ka ditur të mbajë premtim,et e mbajtura.

Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro në fjalën e tij ka vlerësuar punën e bërë nga partia socialiste dhe deputeti Vullnet Sinaj në të gjithë zonën e Lumit të Vlorës, ndaj edhe në 25 prill kjo zonë do të dijë ta shprehë me votë.

Rruga e lumit të Vlorës ishte dhe mbetet një premtim i mbajtur i partisë socialiste ,rrugë që prek edhe fshatin Kallarat, ndaj në 25 prill na takon të tregojmë mirënjohjen dhe respektin tonë si krahinë për partinë socialiste dhe Edi Ramën. Rruga e lumit të Vlorës ishte një premtim i bërë realitet vetëm nga partia socialiste dhe Edi Rama ka theksuar deputeti Sinaj.

Por ka ende për të bërë. Punë që janë duke vijuar, duke nisur nga reforma në drejtësi, që askush si partia socialiste dhe Edi Rama nuk e bën dot. Të bëjmë krahasimin mes dy forcave politike dhe dy liderve. Edi Rama dhe partia socialiste e treguan mjaft qartë se cfarë ishin në gjendje të realizonin, duke përballuar me sukses dy nga problemet më të mëdha të vendit, tërmeti dhe pandemia, por edhe zgjidhja që qeveria socialiste dhe Rama i dhanë studentëve

Kallarati në datë 25 prill do të votojë partinë socialiste, duke shprehur mbështetjen dhe vlerësuar e falenderuar partinë socialiste për premtrimin e bërë realitet në lumin e Vlorës,si rruga e realizuar tashmë ,por edhe se në katër vitet e ardhshme të tjera investime në këtë zonë do të bëhen realitet vetëm nga partia socialiste dhe deputeti i partisë socialiste Vullnet Sinaj në këtë zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME