Categories Lajme

Deputeti i Merkel flet për dorëheqjen e Xhafajt: Për gjermanët e papranueshme…

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë e quan pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Hapja e negociatave varet nga lufta kundër krimit të organizuar.

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. I pyetur nga Deutsche Ëelle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.

“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”

thorsten

Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar

Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Welle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.”

Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Tëitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj.
Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane.

Me gjithë bashkëpunimin e mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë. /DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME