Categories Lajme

Deputeti shqiptar në Suedi bëhet hero në Mal të Zi, shpëton foshnjës që desh u mbyt në lumë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, është shndërruar në një hero të vërtetë në Mal të Zi.

Ai shkoi si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Adnani ndihmoi në shpëtimin e një foshnje, të cilën e nxorën nga lumi Moraça i ftohtë, punonjësit e “Zelenilit”, Aldin Ibrahimoviq, Almur Mujak dhe Shpejtim Demaj.

Fal guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani nxorri ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e “ringjalli”. Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Adnani.

Ai kishte frikë se ishte tepër vonë, por nuk u dorëzua.

“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, thotë Adnani.

Ai tregon se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.

“Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj”, tha Adnani. “Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij”.

Adnan Dibrani që është nga Mitrovica, ka migruar në Suedi në vitin 1992 si 7-vjeçar. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME