Categories Lajme

Deputeti Vullnet Sinaj dhe kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj sot në Kropisht

Një premtim i mbajtur nga deputeti Vullnet Sinaj dhe kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj

Sot në Kropisht, së bashku me kryebashkiakun e Selenicës, Pëllumb Binaj inspektuam nga afër punën për rehabilitimin e rrugës.  Këtë rrugë ia kishim premtuar banorëve dhe pas sigurimit të fondit prej 15 milionë lekësh të reja, bashkia investoi në këtë vepër që ndihmon lirinë e lëvizjes së komunitetit.

Ky është një investim që kryhet pas zgjedhjeve dhe ndihmon të ndërrojë mendje, edhe mosbesuesin më të fundit, i cili mendon se politika është pranë qytetarit vetëm në kohë fushate.

E kundërta është e vërtetë. Vëmendja jonë nuk është larguar nga zona për asnjë moment në këto vite dhe do të vazhdojë të jetë e tillë gjithmonë.  Besimi i popullit është detyrë për t’u shpërblyer dhe përgjegjësi e shtuar për punë të tjera në të ardhmen.  Me krahë të lehta dhe ta gëzojmë sa më shpejt rrugën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME