Categories Lajme

“Dërgesa e fundit”

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dërgesa e fundit”. Në p ranga ka rënë 51-vjeçari L. M., si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tij, R. B.

Policia njofton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumenta shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme parash, të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Njoftimi i plotë i Policisë: Tiranë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Seksioni për K rimin E konomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi :

  1. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumenta shëndëtsore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës p enale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME