Lajme

“Deri tani s’kam parë një program të shpalosur nga PD”/ Kandidati i PS në Dibër, Krashi: Rruga Arbrit, e ardhmja e saj

Lavdrim Krashi, kandidati i PS-së në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit që vjen nga Diaspora u shpreh se, “ftesën për të kandiduar në PS e ka marrë nga strukturat e kësaj partie. Rikthimi nga Londra në vendin tim, në familjen time socialiste, pasi kam qenë një nga gjashtë themeluesit e Forumit Rinor Socialist në 1992, është përgjegjësi për t’i shërbyer komunitetit dibran”.

Në një intervistë televizive ai tha se, “nëse populli i Dibrës do më japë votëbesim dhe mundësi për t’i përfaqësuar, detyra ime është t’u shërbej të gjithë qytetarëve, pavarësisht atyre që kanë votuar pro ose kundër meje, apo pro ose kundër PS”.

“Përgjatë 30 viteve të fundit Dibra, i ka pasur investimet me fondet publike me shumë kursim, ndaj do të jem një zë i fuqishëm për të kthyer vëmendjen ndaj Dibrës. Dibra per fat të keq i ka pasur investimet shtetërore me shume kursim. Dibra ka qenë në fund të gropës. Do jem i ashpër me këdo grupim apo individ që do të jetë në qeveri për t’i kthyer vëmendjen qarkut e Dibrës. E ardhmja i takon Dibrës me ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Populli dibran është shumë punëtor, ata kanë nevojë për investime të çlirojnë energjinë e tyre. Dibra ka pamje përrallore, do punoj me forcën e shpirtit tim që jo vetëm shqiptarët në pjesën tjetër të Shqipërisë ta njohin Dibrën por edhe qytetarë të vendeve të tjera si në Britani të vijnë të shijojnë pamjen e Dibrës tonë të bukur”, – u shpreh ai.

Duke u ndalur në garën elektorale ai tha se, “deri tani s’kam parë një program që të kenë shpalosur kandidatët e PD, ata janë fokusuar në anët negative. Ka një shprehje britanike që thotë se “e mira flet vetë, të këqijat duhet t’i përmirësojmë”, ne do t’i përmirësojmë gjërat vetëm përmes vetes.

Një premtim që i kam kërkuar Ramës ka qenë vëmendje e shtuar për Dibrën jo me fjalë, por për vepra. Më është thënë pa hezitim, kam parë një siguri në sytë e kryeministrit i cili më ka thënë PO”. Ai tha se eksperienca e fituar në 26 vite në Angli, do t’i shërbejë për të sjellë përvojën më të mirë për Dibrën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: