Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

Damian Gjiknuri takim me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Gjiknuri: Në 8 vite investuam për infrastrukturën arsimore Gjiknuri: Plani ynë për arsimin, garancia juaj për 4 vitet e ardhshme Gjiknuri: “Treni” i transformimit të Vlorës nuk mund të ndalet.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputetja aktuale Vilma Bello, kandidatët për deputetë, Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj dhe Ervis Moçka, zhvilluan takim me studentë të Universitetit “Ismail Qemali”.

Në fokus të takimit ishte vëmendja e veçantë e qeverisë në mandatin 8 vjeçar për zhvillimin e mëtejshëm të universiteteve përmes politikave favorizuese për studentët, rritja e cilësisë së universiteteve dhe prespektivat e punësimit të tyre përmes bashkëpunimit me sektorin privat.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi rëndësinë e politikave të qeverisë në mbështetje të studentëve si Pakti me Universitetin, që dikur ishte një risi ndërsa tanimë një fakt konkret që e lehtëson së tepërmi çdo student, përmes uljes së tarifës së studimit dhe shërbimeve të tjera që favorizojnë studentët. “Ne ballafaqohemi me shpresat që ju keni, me prespektivën e arsimit dhe me angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të universiteteve.

Në universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë, janë bërë investimeve infrastrukturore të cilat padiskutim ndikojnë dhe në rritjen e cilësisë dhe kushteve që ky universitet ofron, duke mbyllur kapitullin e kohës kur universitetet ishin lënë në mëshirë të fatit, në kushtet e mungesës së investimeve, ndërsa vijon sfida për standarde edhe më cilësore, ashtu siç studentët e meritojnë”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, projekti për krijimin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit lidhur me Gjirin e Vlorës, do të sjellë shumë të huaj në Vlorë të cilët do të tregojnë interes për këtë risi. “Vijojnë investimet për Kampusin Universitar, një investim i cili do ta kthejë universitetin e Vlorës ndër universitetet më të preferuara nga studentët.

Dikur, kushtet infrastrukturore të Universitetit ‘Ismail Qemali’ ishin poshtë parametrave të kërkuara ndërsa sot flasim për standarte bashkëkohore, duke i krijuar mundësi studentëve të studiojnë në auditorë me kushte shumë të favorshme.

Projektet e realizuara në Vlorë, si Lungomarja, projekti i aeroportit, ndikojnë drejtpërdrejt tek studentët përmes hapjes së vendeve të reja të punës, ku të rinjtë kanë filluar të kryesojnë në këto punësime. Projekti për krijimin e një Marine Detare funksionale do të jetë një potencial i jashtëzakonshëm për punësimin e shumë të rinjve.

Treni i nisur për zhvillimi Partisë Socialiste nuk mund të kthehet pas”, nënvizoi Gjiknuri. Ai pohoi se Partia Socialiste do të vijojë të jetë një mbështetje e veçantë për të rejat dhe të rinjtë, për frymën rinore, për këto që dëshiron t’i bashkohet programit të saj ndërsa ftoi të rinjtë që të mos hezitojnë t’i bashkohen PS-së, të vetmes alternativë që e ka treguar me fakte vëmendjen ndaj politikave rinore. Kandidatja për deputete, Pranvera Resulaj, njëherazi dhe pedagoge në universitetin “ Ismail Qemali” të Vlorës i ftoi të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste për të siguruar në këtë mandat të tretë të PS-së më tepër cilësi për universitetin e tyre. Kandidati Anduel Tahiraj, i ftoi të rejat dhe të rinjtë të mbështesin Partinë Socialiste, si një investim më shumë për të ardhmen e tyre.

Ervis Moçka, kandidati për deputet njëherazi dhe pedagog pranë këtij universiteti, u ndal në rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë dhe e drejta e tyre për të patur më tepër kushte dhe standard bashkëkohore në auditorët ku studiojnë, kushte të cilat kanë njohur përmirësime të ndjeshme nga qeveria.

Deputetja Vilma Bello njëherazi dhe pedagoge në Universitetin ‘Ismail Qemali’’ Vlorë, duke i ftuar të rinjtë për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, theksoi vëmendjen e veçantë që ka treguar vet Kryeministri dhe qeveria përmes politikave mbështetëse për universitetet ndërsa uroi që të përfundojë sa më shpejt situata e pandemisë në mënyrë që studentët t’i kthehen auditorit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME