Categories Lajme

Dështimi i negociatave, Luan Rama: Shqipëria në krizë të rëndë, duhet dialog politik!

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama me tone të forta i bëri thirrje klasës politike të ulet për dialog, për kapërcimin e krizës në sajë të plotësimit të kushteve të Bundstagut.

Teksa u ndal tek vendimi i BE për mos çeljen e negociatave, Luan Rama tha se në raportin për Shqipërinë thuhej se vendi është në krizë të rëndë politike.

Ai tha se deri më tani nuk është bërë asgjë nga politika për kapërcimin e krizës, aq më tepër sipas tij nga kryeministri Edi Rama.

“Merkel bëri përpjekje për të pranuar parimisht çeljen e negociatave. “Të çelen negociatat pasi të plotësohen kushtet”.

Pra Shqipëria sipas raportit është në krizë të rëndë politike. Qeveria e para dhe më parë kryeministri si përgjegjës i integrimit dhe klasa politike, siç thotë rezoluta, të veprojnë menjëherë përmes dialogut politik. Çfarë presim? Apo të dominuar prej interesave të tjera që s’kanë të bëjnë me interesin e vendit, sabotojnë dhe provokojnë për të mos shkuar tek dialogu politik.

Mbrëmë kemi ndjekur prezantimin që bëri e nominuara për ambasadore e SHBA në Tiranë, Juri Kim, e cila u shpreh se një nga prioritetet e saj do të jetë nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ngërçin. Janë qëndrime pro interesit të shqiptarëve dhe sjellin tek ne mesazhin që klasa politike duhet të reflektojë menjëherë pa humbur asnjë sekondë kohë për t’u ulur në dialog politik. Që të përmbushen kushtet që ka dhënë rezoluta përbashkët e Bundestagut”, tha Luan Rama.

Zëvendëskryetari i LSI-së theksoi më tej se çdo gjë jashtë kësaj platforme është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë. Ai bëri thirrje për përgjegjshmëri dhe dialog politik për të siguruar rrugën europiane të Shqipërisë.

“Jashtë kësaj platforme është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë. Çdo lëvizje tjetër diplomatike e dukshme ose jo që nuk është në përputhje me këtë që thotë Bundestagu apo SHBA është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë.

Ajo që po ndodh prej 2 javësh me këtë mungesë përgjegjshmërie është një mesazh i qartë se maxhoranca nuk ka vullnet, nuk ka angazhim dhe nuk ndiejnë përgjegjësi të paktën për të bërë tani minumimin që është reflektimi dhe nisja e procesit të dialogut politik, si hapi i parë i shfaqjes me përgjegjshmëri i përmbushjes së detyrimeve që ka Shqipëria.

Për LSI-në integrimi europian i vendit është një prioritet kombëtar i patjetërsueshëm dhe i panegociueshëm dhe duhet punuar prej të gjithëve për ta përmbushur. Çdo qasje tjetër në dëm të interesave europiane të vendit.

Koha është sot, do duhej të ishte bërë dje. kambanë alarmi për t’u ulur në tryezën e dialogut politik”, deklaroi Luan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME