Categories Lajme

Detaje/ Kokaina ishte futur mes 6500 ton qymyr, deri më tani nxirren 50 kg dro…

Deri në 50 kg kokainë janë nxjerrë nga një ngarkesë me qymyr në portin e Durrësit. Dyshohet që sasia është akoma më e madhe, ndërsa pritet të nis puna për kërkimin në çdo cep të anijes. Kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit.

Si duket trafikantët kanë nisur të ndryshojnë strategjinë, ku deri më tani jemi mësuar që të kapet në ngarkesa me banane, tashmë droga duket se po fshihet edhe në ngarkesa të tjera, siç ishte rasti i sotëm ku ishte futur brenda 6500 tonëve qymyr.

Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë sasi kokaine që vinte nga Kolumbia. Ka qenë Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr, pasi ishte sinjalizuar më parë.

Anija “Unistream” ka nisur udhëtimin e saj nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Kjo është e disata herë që kapet kokainë në portin e Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME