Categories Lajme

DETAJET/ Aksidenti i rëndë në Krujë, identifikohen dy viktimat. Edhe 1 fëmijë i plagosur

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin tragjik e ndodhur pasditen e sotme në Krujë ku një furgon doli nga rruga dhe u përmbys në kanal.

Dy viktimat janë Islam Malja dhe Lindita Mjekra, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një fëmijë i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.  Ngjarja ndodhi në fshatin Bura në Nikël.

Shkak i aksidentit dyshohet një shqetësim shëndetësor i shoferit. Furgoni udhëtonte nga fshati Bura në drejtim të Niklës.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Informacion paraprak

Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere)dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME