Categories Lajme

Helmimi në rrobaqepësi, 2 prej grave nisen me urgjencë drejt Tiranës. Policia jep versionin zyrtar

Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë është raportuar në një biznes fason në Durrës, ku 40 gra kanë paraqitur shenja të helmimit.

Në biznesin ‘’Deni Factor” i cili operon në zonën e Fllakës, punonjëset pas konsumimit të drekës kanë nisur të ketë një sërë shqetësimesh, dhe 8 prej tyre janë drejtuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë.

Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, paraprakisht flitet për rrjedhje gazi, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, kollë, dhe humbje ekuilibri.

Për shkak të disa komplikacioneve 2 prej grave që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim. Kjo është një situatë e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë snjë numër shumë i lartë punonëjsesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13 : 30 , në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner,  i cili ka lëshuar gaz.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME