Categories Lajme

Dhunoi një person dhe i mori me forcë paratë, arrestohet pas dy javësh autori në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi pak javë më par ka g oditur me sende të forta dhe më pas i ka marrë me d hunë një shumë parash shtetasit F. D. Gjatë një aksioni të fundit, Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe disa persona të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme.

Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V, 44 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar d hunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H, 48 vjeç, pasi me datë 29.09.2021, ka goditur me sende të forta dhe më pas i ka marrë me dhunë një shumë parash shtetasit F. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. L, 34 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë rendit publik”,pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar;

M. K, 35 vjeç dhe B. N, 34 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Rreth orës 00:50, të datës 14.10.2021, ka shkuar në spital dyshohet i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. B, 30 vjeç, i cili nuk jep sqarime për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME