Categories Sport

Fati mund t’i buzëqesh Kombëtares, Anglia pritet të dënohet nga UEFA

Anglia mund të marrë një dënim nga UEFA për kaosin e shkaktuar nga tifozët në vigjilje të finales së madhe të EURO 2020. Bëhet fjalë për vendimin e procedimit disiplinor që UEFA kishte hapur ndaj Anglisë pas finales në “Wembley”, për qindra tifozë që thyen rrethimin dhe u futën pa bileta në impiantin gjigant të futbollit në Londër.

UEFA nisi proçedimin ndaj Federatës Angleze për thyerjen e sigurisë në një finale kaq të rëndësishme dhe rreziku siç e pranojnë vet mediat vendase është dënimi me një ndeshje pa tifozë.

Në këtë rast mund të përfitojë Shqipëria, që mund të ketë një situatë të ngjashme si në ndeshjen kundër Hungarisë.  Vendimi nga UEFA nuk ka të bëjë me paralajmërimin nga FIFA për trazirat që ndodhën pikërisht në ndeshjen e djeshme ndaj Hungarisë, dhe ai mund të jetë një tjetër fakt që mund të shtyjë në dënimin për “Tre Luanët”.

Ndeshja Angli-Shqipëri është programuar për t’u luajtur më 12 Nëntor dhe do të jetë sfida e parafundit për kuqezinjtë, që do ta mbyllin në shtëpi ndaj Andorrës. Me siguri dhe në atë ndeshje pa tifozë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME