Categories Lajme

Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd

Një incident është regjistruar në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Bëhet me dije se selia diplomatike shqiptare është sulmuar, nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë hedhur një shashkë në drejtim të institucionit.

Nga burimet bëhet me dije se dhe ambasdori Ilir Boçka ka qenë në godinë në momentin kur ka ndodhur incidenti, dhe nuk raportohet për të lënduar dhe as dëme materiale.

Newsbomb.al mëson se incidenti ka ndodhur dje, por nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj Ambasadës së Shqipërisë apo një ngjarje sporadike. Nga burimet tona kemi mësuar se ka qenë një adoleshent që ka hedhur shashkën në oborrin përballë Ambasadës dhe është larguar me vrap.

Kamerat e sigurisë së selisë diplomatike në Beograd kanë fiksuar të gjithë skenën dhe tashmë autoritetet serbe po merren me hetimet, për të indetifikuar të riun dhe për të parë nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj ambasadës tonë atje, apo ngjarja nuk ka lidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME