Categories Lajme

Dhurata e çmuar e djalit të Moikom Zeqos për “Fundjavë Ndryshe”

Moikom Zeqo përherë do të mbetet një nga emrat më të vlerësuar në Shqipëri dhe jo vetëm. I cilësuar si një nga zërat më të mençur të vendit tonë, Zeqo la lënë pas një trashëgimi të madhe. Një pjesë të kësaj pasurie, djali i tij, Epidamni, vendosi ta dhurojë për bibliotekën e “Fundjavë Ndryshe”.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Historia e Fundjavës”, ai u shpreh se do të japë mbi 100 libra nga fondi i artë i “Mjeshtrit të Madh”.

Janë libra të ndryshëm, poezi, prozë, studime arkeologjike, një larmi shumë e madhe. Por, jam fokusuar pak më tepër te librat për fëmijë. Që {babai} ka shkruajtur, që nga viti 1976-të, janë mbi 12 libra për fëmijë. Ndaj, duke qenë se biblioteka e “Fundjavë Ndryshe” është në një zonë si Brari, ku ka shumë fëmijë, këto libra do t’i shërbejnë shumë. Edhe si një lloj edukate për të vlerësuar diturinë,” u shpreh Epidamn Zeqo.

Moikom Zeqo ka qenë një nga mbështetësit kryesor të kauzës së “Fundjavë Ndryshe”. Madje edhe daljen e fundit publike, e pati në ambientet e Qendrës së Solidaritetit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Një Fundjavë Ndryshe” mua më duket një titull shumë i gjetur. Por unë e zgjeroj koretacionin e kësaj shprehje. Unë do të thoja jo “Një Fundjavë Ndryshe”, por një Shqipëri ndryshe.

Vetëm rinia mund të ndalojë një katastrofë, që është me e keqe se katastrofa natyrore. Katastrofa natyrore prishi 100 shtëpi. Për fat të keq ka patur edhe të vdekur. Katastrofa sociale do të thotë që zhduket atdheu shqiptar. Nëse ne e shpopullojmë këtë vend, sidomos nga rinia, atëherë s’do ketë Shqipëri.

Misioni që keni juaj është i shpresës, jo vetëm e javës ndryshe, por edhe e historisë ndryshe. Juve bravo ju qoftë në këtë që bëni. Juve emanciponi kombin.”, rrëfeu ndër të tjera z.Zeqo.

Ndërsa themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari u shpreh se këto fjalë nuk do t’i harrojë asnjëherë. Pasi janë fjalë me peshë shumë të madhe, të cilat duhet të ndiqen nga të gjithë, veçanërisht rinia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME