Lajme

Digjen katër automjete gjatë natës në hyrje të Shkodrës, policia dyshon se autorët kishin qëllim të…

Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës.

Burimet thanë se mjetet ishin parkuar pas një pallati.

Djegia dyshohet të jetë e qëllimshme. Hetuesit kanë dyshime se autoret kane patur per qellim te digjnin mjetin qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Dushku, nje Audi A 6 me targe AB 006 GD e cila eshte djegur plotesisht.

Po ashtu, duke qene se ishin te parkuara afer ketij automjeti, jane djegur edhe tre mjete te tjera, nje tjeter Audi A 6 dhe nje automjet Golf dhe nje Opel. Keto dy te fundit jane djegur pjeserisht.

Policia e cila shkoi ne vendin e ngjarjes e lajmeruar nga banoret po punon per zbardhjen e djegies.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close