Categories Lajme

Shi në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet grumbullim i vranësirave konvektive duke gjeneneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.  Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndersa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë shira të përkohëshëm.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor –  Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Gadishulli Apenin si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Ndersa; Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesërish Ballkani mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. POR gjatë pasdites parashikohet grumbullim i vranësirave në zonat kufitare me shqipërinë duke rrezikuar momente me pika shiu. Ndersa; pjesa tjetër e kosovës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Vlerat e larta barike do të diktopjnë kushtet e motit në territorin e MV për gjatë gjithë 24_orëshit duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave ku në zonat perëndimore dhe jugperëndimore do të gjenerojne shira të dobët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME