Categories Lajme

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët

Sot është Dita Botërore kundër HIV-AIDS dhe Shqipëria shënon 1387 raste të raportuara me infeksionin HIV. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët, falë përpjekjeve të pareshtura për të mbajtur nën kontroll infeksionin HIV.

“Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë”, tha ajo

Ministrja, po ashtu theksoi vendosmërinë për të garantuar shërbimin shëndetësor për këdo që ka nevojë, megjithë situatën e vështirë të epidemisë që po përballon sistemi ynë shëndetësor. Në Shqipëri raportohen 1387 raste me infeksionin HIV, ndërkohë që gjatë vitit 2020 deri në këtë periudhë janë raportuar 81 raste. 667 të prekur po trajtohen me terapinë me antiretrovirale falas, kurse 65 pacientë kanë filluar terapinë me ARV këtë vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME