Categories Lajme

Dita e Verës në Tiranë, ja rrugët ku do të devijohet qarkullimi i makinave

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të festojë Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 07:00 deri në datë 14 Mars 2023 orën 18:00, në “Nënë Tereza”.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në datën 14 Mars 2023 në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME