Categories Lajme

Divorcet në shifra alarmante, nga 100 martesa 25 çifte preferojnë të divorcohen

Numri i martesave gjatë dekadës së fundit ka patur shumë luhatje. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2010 janë regjistruar 25,500 martesa. Në vitet në vazhdim numri i tyre është në nivelin rreth 22 mijë martesa në vit. Numri i martesave gjatë dekadës së fundit ka patur shumë luhatje. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2010 janë regjistruar 25,500 martesa. Në vitet në vazhdim numri i tyre është në nivelin rreth 22 mijë martesa në vit.

Ndërsa në vitin 2018, deri në muajin Shtator janë regjistruar vetëm 16 mijë e 848 martesa. Por në një kohë që martesat vijnë në ulje, numri i divorceve po rritet në mënyrë të frikshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, viti 2017 mban rekord për çështjes e zgjidhjes së martesës, ku janë regjistruar 7,956 divorce.

Pra gjatë një dite, në të gjitha gjykatat e vendit merret vendimi për ndarjen e 22 çifteve. Krahasuar me shifrën e divorceve në 2013, rezultojnë 1,244 divorce më tepër. Ndërsa në harkun kohor të dhjetë viteve kemi një rritje me 1,847 zgjidhje martese. Po ashtu, koeficienti i numrit të divorceve për 100 martesa ka ardhur në rritje, pasi nga 14,8 divorce për 100 martesa në 2007,  në 25 në 2017.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën e numrit të divorceve, madje ky trend është në rritje. Pasi vetëm në vetëm në kryeqytet gjatë 9 muajve të fundit kanë kërkuar zgjidhjen e martesës 1687 persona, 110 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këto fenomene, për psikologët janë të lidhura më disa faktorë. Rënia e numrit të martesave lidhet më së shumti me emigrimin, pasi të rinjtë çdo ditë e më shumë po ikin nga Shqipëria, por edhe me pasigurinë ekonomike.

Ndërsa rritja e numrit të divorceve sipas Dragotit ka të bëj më shumë me kërkesën e partnerëve, sidomos femrave për të qenë të lira.  Pasojat negative të rritjes së numrit të divorceve në shoqëri janë të shumta, sidomos te fëmijët e prindërve të ndarë./Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME