Categories Lajme

Dje s’pranuan takimin me Lelin/ Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit

Ende nuk është krijuar një urë komunikimi mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të bashkisë Dritan Lelit.

Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert  janë mbyllur sërish.

Anëtarët e Këshillit bashkiak kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës.

Mbasi janë miratuar tre pikat të cilësuara jetike për disa kategori, si ndihma ekonomike apo regjistrimi në kopshte dhe çerdhe për familjet me probleme sociale, anëtari i këshillit bashkiak njëherazi kryetari i këshillit të qarkut Ervis Mocka në një deklaratë për mediat  tha ka sqaruar  që dy pikat të tjera të rendit ditës si kredia e butë për familjet është shtyrë pasi ka shumë kërkesa ndërsa blerja e pompave të ujit në Nartë dhe Zvërnec është shtyrë pasi kërkohet transparencë fond tek 1 milion euro për aprovimin e tyre dhe tashmë kërkohet fond shtesë, çka ka nisur një hetim për të.

“Disa pika në rend të ditës kërkojnë transparencë dhe sot do ishte e nevojshme që kryetari apo administrata e bashkisë të ishin sot prezent për të bërë transparence për to si pika për ndryshimin e  buxhetit për disa pajisje apo linja për ujësjellësin Nartë – Zvërnec ku ka pasur një fond prej 1 milion euro pra pse kërkohet një fond shtesë“, tha Mocka.

Kryetari i bashkisë, Dritan Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të agjendës së planifikuar. Ky i fundit e kishte thirrur zhvillimin e mbledhjes një ndërsa bëjnë me dije burimet është për një vizitë pune në Itali. Ndërkohë që dera e teatrit ‘Petro Marko’ u hap vetëm të dielën, me praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili mblodhi asamblenë socialiste të qytetit.

Kujtojmë se kryebashkiaku Dritan Leli, kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohej më datë 29 qershor, ndërsa këshilli bashkiak kërkoi një ditë më vonë.

Leli, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shpjegoi arsyet se përse nuk merr pjesë në datat e kërkuara nga këshilli, duke shtuar, se nuk ka asnjë diferencë, mes takimeve që bëhen nëpërmjet platformave online dhe ambienteve fizike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME