Lajme

Do të goditemi fortë nga kriza këtë dimër/ Tomorri: Do të ketë rritje çmimi dhe ndërprerje energjie

Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se këtë dimër, shqiptarët do të goditen rëndë nga kriza e energjisë.

Ai deklaroi se kryeministri, me deklaratën e tij gjatë konferencës pë shtyp, ka bërë gati terrenin për rritjen e çmimit  dhe ndërprerjen e energjisë. “Rama po paralajmëron rritjen e çmimit dhe po bën gati terrenin për ndërprerjet e energjisë. Shqipëria pas 20 vitesh mund të provojë këtë dimër, kufizime të energjisë. Është skenar me probabilitet shumë të madh për të ndodhur këtë vit.

Kriza në botë është një gjë dhe ajo që do të ndodhë në Shqipëri është një gjë tjetër. Jemi një nga vendet që do të goditemi më fortë, sepse nuk e kemi rregulluar asnjëherë çatinë e shtëpisë tonë.

Nëse do të marrësh dhe do të transmetosh material të të gjithë ankandeve që janë hapur për ndërtimin e centraleve, parqeve fotovoltaike, etj. Po të marrësh këto mund të bëhej një film që do të zgjaste të gjithë natën. Ka patur vetëm film, propagandë. Prej vitesh vendi ynë nuk ndërton asnjë burim të ri energjitik”, tha Tomorri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close