Categories Lajme

Do të shiste beben në barkun e nënës, babai-gjykatës: Kam fëmijët pa bukë

Edhe pse ishte me precedentë të mëhershëm, u desh një sinjal i ardhur te gazetarët e një emisioni investigativ që të hidhte dritë mbi një akt të tmerrshëm, ku një prind i ri donte të shiste 5 mijë euro fëmijën e tij të palindur ende.

Embrah Nuredini është babai nga Elbasani dhe me banim në Durrës, i cili u arrestua pasi u filmua duke negociuar për të shitur foshnjën që do t’u lindte kundrejt pagesës prej 5 mijë eurosh. Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Nuredinin.

Ndërkohë, ky i fundit mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset.

Para trupës gjykuese, Nuredini u paraqit pa avokat mbrojtës pasi situata e tij ekonomiko-financiare nuk ia mundëson. Edhe avokatja e caktuar kryesisht mbrojti klientin e saj duke deklaruar se vepra penale nuk është kryer dhe kërkoi arrest shtëpie, bazuar dhe në rolin e Nuredinit si i vetmi që siguron ushqim për familjen përmes mbledhjes së kanoçeve.

“Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanoçe. I dua fëmijët”, tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij.

Gjyqtari theksoi se ligji parashikon burgim nga 10-20 vjet për “Trafikim të të miturve”, pasi vepra penale ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndaj e la në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Teksa Nuredini është arrestuar, nën hetim është edhe gruaja e tij shtatzënë, e cila ishte në dijeni të asaj çfarë do të bënte bashkëshorti me fëmijën që ende nuk ka ardhur në jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME