Presidenti Bajram Begaj ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama, duke dekretuar Taulant Ballën si ministër të Brendshëm.
Me shumë gjasa të enjten në parlament, do të votohet dekreti për emërimin në krye te Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.
Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

