Categories Lajme

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij rezultojnë pozitiv me Covid 19

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani rezultojnë pozitiv me Covid 19, pas kryerje së testimeve. Lajmin e ka dhënë vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ai së bashku me bashkëshorten janë izoluar, dhe do të nisin procesin e rimëkëmbjes menjëherë. “Sonte, Melanie dhe unë u testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë.

Ne do ta kalojmë këtë BASHKË”, shkruan Trump në postimin e tij. Presidenti i SHBA Donald Trump është 74 vjeç, dhe i nominuari për President i Demokratëve Joe Biden është 77 vjeç, që do të thotë që të dy janë në rrezik më të madh të sëmundjes së rëndë nga koronavirusi, duke qenë se kanë takime të shpeshta në këto kohë fushate. Biden u shfaq me Trump në debatin presidencial të Martën, ku Trump u tall me të për përdorimin e maskës, të cilën vetë shumicën e kohë preferon ta mbajë në xhep dhe jo në fytyrë.

Infektimi i Trump vjen pas këshilltares së tij Hope Hicks, e cila u ndje keq dhe ka disa prej simptomave të koronavirusit. Në një deklaratë nga shtëpia e bardhë, mjeku i Trump tha se presidenti dhe gruaja e tij ishin mirë, por pa e bërë të ditur nëse atyre u kanë nisur apo jo shfaqjet e simptomave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME