Categories Lajme

Donin të iknin me kamion, merr “fund ëndrra” angleze për dy shqiptarë

Dy shqiptarë të moshës 26 dhe 39 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e të enjtes në portin e Esbjergut të Danimarkës, pasi roja që mbikëqyrte kamerat e sigurisë i pa duke u ngjitur në kontejnerë. Dyshohet se dy shqiptarët po tentonin që të fshiheshin në rimorkio për të udhëtuar drejt Anglisë, tha oficeri i policisë sot në mëngjes.

Sipas mediave vendase, porti Esbjergut është shfrytëzuar edhe më herët si trampolinë për tu futur në Angli nga shqiptarët, por edhe shtetas të kombësive të tjera. “Javën e kaluar, gjithashtu u zbuluan një çift shqiptarësh të cilët kishin depërtuar në zonën e kontenierëve”, thotë shefi i sigurimit.

Në vitin 2017, policia arriti të arrestojë një 40-vjeçar egjiptian i cili u dënua me tre vjet burg për organizimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Angli përmes portit të Esbjergut. Në 17 raste, ai kishte ndihmuar të huajt për tu futur në zonën e siguruar në portin e Esbjergut, kështu që ata mund të fshiheshin në rimorkiot e kamionëve që do të merrnin tragetin për në Angli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME