Categories Politike

Gjata: Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Sekretari për çështje ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në studion e “ABC News” foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të konsideruara të njëanshme.

Gjata u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.“Koalicionet janë një standard  demokratik. Sa i takon listave duhet të hapën 100%.ërse ka frikë Rama të votohet nga qytetarët. Rama ka frikë të votohet në partinë e tij. Ne duhet të çelim negociatat, Rama është i humbur. Është tmerrësisht i humbur. Të gjitha këto veprime nëse do të ishte i sigurt ne fitore nuk do t’i kishte ndërmarrë”, tha Gjata.

Gjatë bisedës në studio Gjata foli edhe për zgjedhjet: “Pra ne po luftojmë që të hapen negociatat. PD sot në opozitë është partia më e madhe, Basha sot është drejtuesi i opozitës. Rregullat e lojës janë në tërësi midis aleatëve. Do të ketë konsensus sepse nuk hyn njeri me diktat siç bën Edi Rama.

Për herë parë do të vendoset procedura e identifikimit biometrik Rama mendon që të gjitha format që ai përdor, mbyllja e listave është që të fitojë kohë”, tha më tej Çlirim Gjata. Sa i përket manipulimeve në procese zgjedhore për sekretarin për Çështje Ligjore të PD-së, problem mbetet fakti nëse kryeministri Rama do të ketë vullnet politik të pranojë zgjedhje të lira.

“Nuk është se KQZ me vullnetin e tij ka prishur procesin e proceseve zgjedhore. Zgjedhjet janë prishur për shkak të veprimeve poshtë. Pra asnjë nga institucionet e KQZ nuk ka shumë kompetenca që të ndërhyjë, por a do të ketë vullnet politik Edi Rama që të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky mbetet problemi”, u shpreh ai. Më tej ai theksoi se kryeministri ka shkelur dy nga kushtet që vendosi BE dhe Bundestagu për çeljen e negociatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME