Categories Lajme

DPSHTRR: Fation Plaku, mesazh këmbësorëve për sigurinë rrugore

Udhërrëfyesi dhe fotografi i mirënjohur, Fation Plaku, iu bashkua ftesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR) për të qenë pjesë e fushatës së Ambasadorëve të Sigurisë Rrugore për ndërgjegjësimin mbi udhëtimin e sigurt.

Nga eksperienca e tij në udhëtimet në Shqipëri, por edhe nga përditshmëria që shohim në rrugë, Fation Plaku sjell vëmendjen te kujdesi që këmbësorët duhet të kenë për të shmangur sjelljet e shpenguara në rrugë. “Kemi këmbësorë që kalojnë rrugën në vendet më të papërshtatshme, duke injoruar vijat e bardha apo semaforin e kuq, shpesh herë duke folur në telefon, pa kontrolluar paraprakisht trafikun që afrohet”, thotë ai.

Sipas statistikave, 51% e këmbësorëve dhe çiklistëve përfshihen në aksidente në zonat urbane. Plaku jep edhe disa këshilla që duhet të zbatojnë këmbësorët.

“Të ecim gjithmonë në trotuar. Të mos përdorim asnjëherë telefonin ndërsa kalojmë rrugën. Të kalojmë rrugën vetëm në prani të vijave të bardha ose semaforit. Të ndalojmë në kryqëzim, të shohim rrugën nga të dyja anët, të sigurohemi që nuk ka makina dhe pastaj të kalojmë”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME