Categories Lajme

Drejtori i shkollës mashtroi nxënësit dhe u mori 2000 lekë deri në Tiranë! Bileta ishte 1400 lekë, ekskursioni u organizua…!

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie të Maliqit, drejtori i së cilës bën ekskursion pa miratim nga Zyra Vendore Arsimore.

Gazetarët e Fiksit shoqëruan në Dajt gjatë ekskursionit rreth 120 fëmijët të cilët treguan se kanë udhëtuar pa lejen e Drejtorisë Arsimore.

Madje njëherë ishin lajmëruar se do anulohej, por pastaj u lejua sërish. Shoferët që sollën fëmijët, në biseda me bashkëpunëtorët e Fiksit treguan se kishin marrë 1400 lekë për udhëtimin vajtje- ardhje , ndërkohë që fëmijëve drejtori u ka marrë 2000 lekë.

Fiksi solli edhe hipjen e fëmijëve në teleferik, ku 2 grupe ishin pa shoqërues.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtori i shkollës i cili pranoi se i çoi fëmijët pa lejen e Zyrës Vendore Arsimore, madje këtë leje e ka kërkuar por nuk i është miratuar.

Edhe pse në udhëzimin nr 31 të Ministrisë së Arsimit, të vitit 2020, thuhet se ekskursionin e miraton Zyra Vendore Arsimore pasi është përcaktuar qëllimi i ekskursionit, vendi, koha , dhe tarifa.

Drejtori pranon se tarifën e transportit e ka vënë ai bashkë me kompaninë e autobuzëve dhe e kanë menduar më shtrenjtë si biletën.
Fakt për të cilin shoferët kishin thënë të kundërtën.

Drejtori mohon të kenë hipur fëmijët në teleferik pa shoqërues, por kur gazetarja tha se është e xhiruar atëherë heshti.

Juristi i Zyrës Vendore Arsimore Maliq tha se nuk kanë miratuar asnjë leje për ekskursion. Ndërkohë drejtoresha e këtij institucioni pyetjet e Fiksit i kërkoi me shkrim edhe pse gazetarja insistoi për 30 minuta, që të merrte një përgjigje nga Zyra Arsimore.

Për rastin në fjalë do merreshin masa apo jo, por Gentiana Drabo, drejtuese e zyrës nuk dha asnjë përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME