Categories Lajme

Drejtuesi i OFL-së nxorri sekretin hetimor, u zbulua nga gjermanët

Ditën e sotme me urdhër të Gjykatës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është pezulluar nga detyra shefi i Task Forcës në “OFL”. Bëhet me dije se ishin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.

Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar Shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Mësohet se policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani. Mësohet se autoritetet gjermanë kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga gjermania. Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hetimi po vijon, ndërsa
masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të policisë çdo kontakt me informacionet sensitive.

Oficeri i lartë i policisë kishte kaluar vettingun në muajin shkurt pasi ishte certifikuar si I përshtatshëm dhe I pastër për të gjitha kriteret si atë profesional por edhe kontrollin për pastërtinë e figurës. Policia e shtetit zyrtarisht nuk jep asnjë të dhënë se cili është subjekti që shkëmbi ka ndihmuar me informacione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME