Categories Sport

“Messi mund të bindet të qëndrojë vetëm nëse fiton Barcelona”

Sergio Roberto, mbrojtësi i Barcelonës, është i lumtur që në fund, Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’. 33-vjeçari e kërkoi me ngulm largimin nga Barcelona gjatë verës, por klauzola prej 700 milionë eurosh dhe insistimi i Josep Bartomeus, ia prishën atij planet.

Leo vendosi në fund të qëndrojë, por vetëm edhe për një vit, deri në qershor të vitit 2021 kur t’i skadojë kontrata. Megjithatë, shoku i skuadrës, Roberto, beson se me një ekip fitues dhe triumfues këtë sezon – Leo mund të ndërrojë mendje.

“Shpresoj që teksa ditët kalojnë ai do të fillojë të ndihet më mirë dhe mund të llogarisim në të që të fitojmë trofe”, tha Roberto. “Në fund, është sikur të ndahesh nga gruaja apo e dashura. Janë procese të komplikuara. Tani është koha që shokët e tij ta bëjnë të ndihet i dashur sërish”.

Ai foli edhe për ditët kur Messi kërkoi largimin: Nuk dija asgjë. Kur doli në lajme, s’mund ta besoja se ai nuk dëshiron të qëndroj këtu. Do të doja të mos ishte ashtu. Me të, ne jemi më të fortë, dhe jam i lumtur që ka qëndruar”. “Ai tha se do të qëndrojë vetëm edhe për një vit, por nëse luajmë mirë dhe fitojmë trofe, kush e di, ndoshta mund të ndërrojë mendje! Nëse e arrijmë këtë, edhe më mirë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME