Categories Lajme

Durrës, nis sekuestrimin e shezlongëve, sekuestrohen çadrat e 3 bizneseve

Ka nisur në Durrës aksioni për lirimin e plazheve që janë zënë nga bizneset që operojnë në vijën bregdetare. Aksioni po ndërmerret nga Policia bashkiake në bashkëpunim me atë të rendit, ndërkohë që derimë tani u janë sekuestruar çadrat dhe shezllonet 3 bizneseve.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i paralajmëroi dje bizneset që t’i largojnë vetë çadrat dhe materialet që kanë vendosur pa leje në të kundërt ato do tiu sekuestrohen dhe nuk do t’iu jepen më pas.

Edhe pse jemi pothuajse në mes të sezonit turistik, në shumë qytete bregdetare ende nuk është bërë ndarja e sipërfaqeve publike, ç’ka ka sjellë dhe konfuzion dhe përplasje mes bizneseve, siç ishte dhe rasti i Velipojës, ku mbetën të vrarë katër persona, pjestarë të dy familjeve.

“Ajo ç’ka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir apo pahir, dua tiu bëj thirrje të gjithë sibjekteve, që nuk kanë leje, të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia do të jetë në të gjithë bregdetin dhe do të konfiskojë të gjitha çadrat që nuk janë në pëputhje me letrat, hapësirat publike janë të popullit.

Skema e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, në këtë rast bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jetë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati.

Besoj se përveç disa rasteve që janë publike, dhe disa të tjera që janë problematike, pjesa tjetër është pozivitve. Subjektet që nuk kanë leje duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin bazën materiale, e cila do tiui merret dhe nuk do t’iu kthehet më mbrapsht”, tha dje Rama në konferencë me gazetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME