Categories Lajme

Dy fëmijët e vegjël mbijetojnë tre ditë pasi prindërit shuhen në krevat”

Dy fëmijë të vegjël, një dhe pesë vjeç u gjetën të gjallë tre ditë pasi prindërit e tyre Alexander e Viktoria Yakunin vdiqën pasi “konsumuan turshi të he.lmuara” tha policia e Bolshoye Kuzymokino, në Rusi. Vajza pesë vjeçare dhe djali një vjeçar, u zbuluan kur të afërmit nuk arrinin të kontaktonin me Alexander e Viktoria Yakunin, të cilët përshkruheshin në lokalitet si “çifti i përkryer”.

Ata nuk u paraqitën në një darkë familjare dhe më në fund bija e tyre u përgjigj në telefon. E vogla tha se babai i saj 30 vjeçar, dhe nëna 25 vjecare, “po flinin prej shumë kohësh” dhe shtoi se babai “ishte nxirë në fytyrë”. Ndërkohë ajo ishte kujdesur për vëllanë 1-vjeçar. Motra e Alexander, Natalia Bakulina, 36 vjeçe, gjeti çiftin të vd.ekur në krevat kur mbesa e saj hapi derën.

Natalia kishte thirrur shërbimet emergjencës të cilët kishin marrë fëmijët për t’u kujdesur. Alexander kishte marrë një kavanoz me turshi nga gjyshja e tij një ditë para vde.kjes dhe sipas raportimeve kavanozi ishte i hapur në kuzhinë. Autoritetet besojnë se vdekjet janë shkaktuar nga toksina botulinum e krijuar në turshitë.

Taksina shkakton paralizë dhe nganjëherë vdekje nga dështimi i sistemit respirator. Fqinji i tyre Mikhail Khomchenko përjashtoi mundësinë e he.lmimit nga alk.ooli pasi çifti nuk konsumonte pije. Ai tha: “Kam vetëm mendime pozitive për ta”. Fëmijët tr.agjikë të mbetur jetimë po kujdesen nga familja e Alexander.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME