Categories Lajme

Dy muaj pas atentatit në Larushk, operacion për gjetjen e Gentian Bejtjes

Policia e Shtetit ka bërë së fundmi disa kontrolle në Lezhë për të gjetur Gentian Bejtjen, shënjestrën e atentatit të ndodhur para banesës së tij në Larushk.

Gati dy muaj nga ngjarja ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur, grupi i hetimit ende nuk ka marrë dëshminë e Bejtjes.

Kontrollet policore në disa vende ku dyshohej se po qëndronte në Lezhë nuk kanë dhënë rezultat.

Pas ngjarjes policia arrestoi Valter Bamin, të cilit iu gjetën gjurmë baruti në duar. Ndaj tij nuk u ngrit akuzë për atentatin, por ai u la në masën “arrest në burg” për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.Në përballjet me gjykatën Bami tha se gjurmët e barutit i kishte nga qitjet një armë sportive, që e mbante me leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME