Categories Lajme

Rama: Sistemi i Kadastrës funksionon, 30% e aplikimeve nga noterët janë bërë gabim

Pas ankesave se sistemi online i Kadastrës nuk po funksionon dhe se ka vonesa apo gabime në përgjigjet e kthyera, Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se sistemi funksionon.

Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama bëri të ditur se gabimet kanë të bëjnë me aplikimet e bëra nga qytetarët.

Kryeministri zbuloi gjithashtu se 30% e aplikimeve të bëra gabim janë nga noterët.

“As nuk diskutohet që sistemi funksionon njëherë e parë e punës dhe sistemi monitorohet në kohë reale. Por jemi në fazën kur sistemi duhet të mësohet nga ata që i përdorin dhe nga ana tjetër dhet të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën. Noterë, sekserë, buburreca brenda në Kadastër, nuk ka më pushtet mbi fatin e aplikimit të një qytetari.

Dhe nga analizat e bëra po ju jap një fakt. 30% e aplikimeve të noterëve bëhen gabim. Sistemi ka një të keqe që nuk i futesh dot mik, o ta pranon o s’ta pranon. Pastaj, me sistemin e ri është bërë një operacion masiv i trajtimit të aplikimeve të mbetura. Që do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet. Kultura e punës, njerëzit e mësuar ndryshe, ç’orientimi sepse shumë nga ata në Kadastër që e nxirrnin muajin jo me rrogën por me nderet që bënin, krijojnë ngërçin e tyre.

Kjo periudhë ka që vijnë shumë njerëz nga jashtë të mësuar me sistemin e vjetër dhe numri i aplikimeve ka pasur rritje shumë të madhe në periudhën e Gushtit. Në 15 Gusht për shembull, 32,534 aplikime. Me këtë sistem nuk ka rëndësi fare ku je. Mund të aplikosh për titullin e pronësisë nga Amerika.

Është perfekt sot funksionimi? Aspak. Pse? Sepse duhet të riaxhustohet gjithë ndërveprimi njerëzor. Kadastra do ketë rrjedhje të numrit të punonjësve ekzistues. Dorëheqjet vazhdojnë atje”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME