Categories Lajme

Dy shqiptarë kapen në Itali me 3 kg heroinë, detaje nga operacioni

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane të Cosenzas, të kapur me 3 kilogramë heroinë.

Në komunën e Roseto Capo Spulico, policia ndaloi një makinë në të cilën ndodheshin dy shqiptarë të cilët po udhëtonin në autostradë.

Përballë deklarimeve të dyshimta lidhur me vendin nga ishin nisur dhe destinacionin e tyre si dhe nervozizmin e shfaqur, policia kreu kontrollin e imtësishëm në mjet ku fillimisht u zbulua 1 kilogramë e 350 gramë heroinë.

Hetimet e mëvonshme të nxjerra nga kontrolli i bazës së të dhënave për llogari të të arrestuarve, njëri prej të cilëve me precedentë të shumtë specifikë kriminalë dhe policorë, çuan në kontrollin e banesës së tij.

Me të mbërritur në banesë, policia gjeti të fshehur dhe 1 kilogramë e 550 gramë heroinë, 15 gramë hashash si dhe materiale për ndarjen dhe paketimin e heroinës.

E gjithë lënda narkotike e gjetur, me vlerë tregu shkon mbi 200 mijë euro. Ndaj shqiptarëve të arrestuar hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitetin dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Alis triumfon në Festivalin e 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME