Categories Lajme

Dyshohet për zjarrvënie, Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Kukës

Prej me shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Kukësit.

Forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga punonjës të bashkisë dhe një zjarrfikësi e aeroportit, për orë të tëra janë përpjekur të mbajnë nën kontroll vatrën për të mos lejuar përhapjen në zonën e gjelbër, pasi për ta fikur është mjaft e vështirë.

Por ajo që ka vështirësuar më shumë punën e zjarrfikësve ishte fakti që disa qindra metra rrugë për të mbërritur te vatrat e zjarrit kanë qenë të bllokuara nga mbetjet të cilat prej kohësh hidheshin në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës kjo pengesë ka ndikuar në përhapjen e flakëve, ndërsa shprehet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, vatra e zjarrit rrezikon pjesën e masivit pyjor me dushk, pasi era dhe rritja e temperaturave i favorizon flakët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME