Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten në Pogradec, ndërhyn kunati, e godet me sende të forta

Sherri për motive të dobëta për pak i ka kushtuar shtrenjtë një 17-vjeçari i cili dyshohet se është goditur me grushte e sende të forta në kokë, nga një 18-vjeçar.

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.Ndërkohë në një familje, burri dyshohet se ka rrahur gruan, ndërsa vëllai i saj, dyshohet se ka dhunuar kunatin.

Njoftimi nga Policia Pogradec Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte e sende të forta në kokë, një 17-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME