Categories Lajme

Rritja e normave nga BQE-ja ul kostot e bankave shqiptare për rezervën e detyrueshme në Euro

Banka Qendrore Europiane (BQE) vendosi javën e kaluar të rrisë normën bazë të interesit dhe normat e tjera të referencës me 0.5 pikë përqindje.

Norma bazë e interesit (MRO) u rrit në 0.5%, norma e interesit e depozitave ditore u rrit në 0, ndërsa norma e interesit kredive ditore u rrit në 0.75%.

Ndryshimi i kursit të politikës monetare nga BQE-ja do të sjellë disa ndikime direkte edhe për rezervat e detyrueshme dhe tepricat që sektori bankar shqiptar mban pranë Bankës së Shqipërisë.

Norma e remunerimit (shpërblimit) të rezervës së detyrueshme dhe të tepricave në Euro bazohen pikërisht në normat e interesit të referencës që aplikon BQE-ja.

Vendimmarrja në fuqi e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë parashikon që norma e interesit të remunerimit të rezervës së detyruar në Euro është e barabartë me normën e interesit të depozitës të përcaktuar nga BQE-ja, por jo më e madhe se zero, ndërsa ajo e interesit të remunerimit të tepricës në Euro është 25 pikë bazë (0.25%) më e ulët se norma e interesit të depozitës së përcaktuar nga BQE-ja, por jo më e madhe se 0.

Konkretisht, me rritjen e normave të interesit nga BQE-ja, tashmë norma e remunerimit të rezervës së detyrueshme në Euro do të jetë 0, ndërsa norma e interesit të remunerimit të tepricës mbi këtë rezervë të detyrueshme do të jetë -0.25%.

Aplikimi i normave negative mbi depozitat e bankave tregtare nga BQE-ja kishte si synim që bankat të mos kishin interes të mbanin fonde të papërdorura dhe të nxiste sa më shumë kreditimin.

Reflektimi i kësaj politike edhe në normat që Banka e Shqipërisë aplikon për bankat shqiptare përcillte stimuj të ngjashëm edhe për sektorin bankar shqiptar. Me daljen nga territori negativ i normës së remunerimit të rezervës së detyrueshme, tani bankat shqiptare do të kenë më pak kosto për fondet në Euro të mbajtura në llogaritë e Bankës së Shqipërisë.

Rezerva e detyrueshme konsiston në një përqindje të caktuar të detyrimeve të tyre, që bankat tregtare duhet t’i mbajnë të bllokuara si rezervë në bankën qendrore. Që prej vitit 2018, Banka e Shqipërisë aplikon norma të rezervës së detyrueshme më të larta për detyrimet në valutë. Konkretisht, norma e rezervës për valutat e huaja (EUR dhe USD) është 12.5% (nga 10% që ishte më parë) për detyrimet në valutë, kur këto zënë nën 50% të totalit dhe 20% (nga 10% që ishte më parë), për pjesën e detyrimeve në valutë mbi 50% të totalit.

Këto vendime u morën në kuadrin e strategjisë së deEuroizimit dhe synonin të rrisnin kostot e ndërmjetësimit në valutë për bankat tregtare. Paraelisht, u ul në 7.5% (nga 10% që ishte më parë) për detyrimet në Lekë me afat maturimi jo më të gjatë se 12 muaj dhe 5% (nga 10% që ishte më parë) për detyrimet në Lekë me afat fillestar më të gjatë se 12 muaj deri në 2 vjet. Ulja e rezervës së detyrueshme në Lekë synonte të jepte efektin e kundërt, pra, të ulte kostot dhe të nxiste huadhënien në Lekë.

Deri tani, këto masa kanë dhënë efekte të pakta. Vetë Banka e Shqipërisë në analizat e saj periodike vlerëson se është koha që autoritetet të diskutojnë identifikimin e masave të mëtejshme për uljen e niveleve të përdorimit të valutës, jo vetëm në sistemin financiar, por veçanërisht në sektorin real të ekonomisë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME