Categories Lajme

Dyshohet se kërcënoi me armë bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar, i cili dyshohet se kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri,  është arrestuar nga policia.

Pasi uniformat blu kanë marrë informacion mbi ngjarjen, kanë shkuar në banesën e shtetasit me iniciale Gj. S., në fshatin Grabovë e Sipërme në Gramsh, duke parandaluar krimin.

Gjatë kontrollove, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Dyshohet se 53 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

Ai rezulton me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabova”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Policia gjen në banesën e kësaj familjeje dhe sekuestron një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas njoftimit se një shtetas që banonte në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Bazuar në informacionin e marrë për shtetasin që posedonte armë, në ndihmë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shkuar dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë gjetën në banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME