Lajme

Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale, gjendet një makinë e djegur pranë Rinasit

Një makinë është gjendur e djegur në fshatin Dritas, shumë pranë Rinasit. Dyshohet se makina e djegur është një mjet i llojit Volkswagen Touareg. Hetuesit kanë dyshime se automjeti në fjalë është vjedhur në muajin janar.

Makina e djegur dyshohet se është përdorur në ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë. Gjithashtu dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur nga një personazh i krimit në këtë zonë.

Nga hetuesit janë duke u parë edhe kamerat e sigurisë, për të zbardhur sa më shumë rreth mjetit dhe kush mund ta ketë përdorur atë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close